Digjet një fabrikë e mobileve në Suharekë

Në rrethana të panjohura dje është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve në fshatin Shirokë të Suharekës.

Njësitet policore, zjarrfikësit, me ndihmën edhe të punëtorëve fabrikës kanë rritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin.

Sipas Policisë, të lënduar nuk ka në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Back to top button