Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Deçan, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9 vjeç, i cili ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në QKMF Deçan, pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë dhe zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin, si dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti vazhdon të hetohet./21Media