Digjet një shtëpi në Prizren

 

Sot rreth orë 13:00 një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj për portalin rtv21.tv deklaroi se nuk ka persona të lënduar, por, vetëm dëme materiale.

“Një shtëpi është duke u djegur në rrugën ‘Beteja e Pashtrikut’. Nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes si dhe Policia e Kosovës. Ka vetëm dëme materiale”, tha Osmanollaj./21Media 

Back to top button