Një veturë është djegur në fshatin Vlashnjë të Prizrenit pasditen e sotme.

Lajmin për portalin rtv21. tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë nga dyshimet e para është edhe një viktimë, dhe se ky rast është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Gashi ka bërë të ditur se të gjitha njësit relevante janë në vendin e ngjarjes së bashku me prokuronin e shtetit.

“Policia se bashku me prokuroni e shtetit është duke hetuar një rast si vdekje e dyshimt”, ka thënë Gashi. /21Media