Digjet një veturë në Veternik

Policia jep detaje

Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë një veturë është kapluar zjarri, shkruan rtv21.tv

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve iu kanë përgjigjur thirrjes dhe janë duke u marr me rastin. Deri në këto momente nuk ka pas raportime për ndonjë person të lënduar përderisa për detaje tjera dhe shkaqet që mund ta kenë shkaktuar zjarrin do të njoftoheni nga kompetentet pas procedurave të nevojshme”, ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

RTV21 ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button