Digjet një zonë rekord në Kaliforni, flakët vazhdojnë të përhapen

 

Zjarret kanë djegur një numër rekord hektarësh në Kaliforni, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me disa flakë të mëdha në të gjithë shtetin.

Departamenti shtetëror i pyjeve dhe mbrojtjes nga zjarri, thotë se më shumë se dy milionë hektarë janë djegur, transmeton rtv21.tv.

Sipas zyrtarëve, një zjarr i cili ka djegur mbi 7,000 hektarë, u fillua nga një ndej familjare.

Kalifornia aktualisht po përjeton një valë rekord të nxehtësisë. Qarku i Los Anxhelosit raportoi të dielën temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 49.4 gradë Celsius. Megjithëse temperaturat pritet të ulen nga e marta e tutje mund të sjellin erëra të forta të cilat mund të përhapin flakët.

Më shumë se 14,000 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me 24 zjarre në të gjithë shtetin./21Media

Back to top button