“Dikush po kënaqet me dhimbjen time”, Fifi publikoi këngën e re

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, ka publikuar sonte projektin e ri muzikor të titulluar “Vëmendje”.
Tekstin e ka shkruar vet nga artistja, ndërsa Fatjon Miftari është producent i projektit dhe njëherësh e ka bërë edhe miksimin e këngës, kurse masterizimin Johan Bejerholm.
“Vëmendje” është kënga e parë e albumit që po vjen nga Fifi.
“Spontanisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë Fifi në këngën e re.
Kjo këngë është publikuar në Youtube e shoqëruar me videoklip nga produksioni “Imagine Films”./21Media

Back to top button