Diletta Leotta konfirmon ndarjen nga Can Yaman

Pas shumë thashethemeve rreth një ndarje të mundshme të tashmë ish çiftit, aktorit Can Yaman dhe prezantueses së sportit, Diletta Leotta, e njëjta së fundmi konfirmoi se lajmi për ndarjen është i vërtetë.
Diletta e përshkroi lidhjen me aktorin turk, si një tregim shumë të bukur, një dashuri në shikim të parë dhe një përrallë që mori fund shumë shpejt.
“Ishte e shpejtë dhe e bukur, por ishte edhe e vështirë. Gjëja për të cilën ndihem shumë keq është dëgjova që dikush tha se kjo histori ka mbaruar! Si mund të thuash diçka të tillë? Dashuria ndodh, nuk mund të vendosësh. Më ndodhi të dashuroja. Nuk është e lehtë, mund të ndodh. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme”, tha Diletta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Verissimo (@verissimotv) 

Aktori turk me origjinë shqiptare, propozoi Dilettan shkurtin e kaluar, e në pah u vu unaza që i bëri dhuratë asaj e që preki vlerën e 40 mijë eurove.
Kujtojmë se, Can dhe Diletta kaluan pushimet verore të ndarë, gjë që nisi të gjitha dyshimet se çifti po kalonin një krizë në marrëdhënie, e cila përfundimisht e konfirmuar nga 30 vjeçarja ka marrë fund si një histori e bukur për dyshen./21Media

Back to top button