Dimitrov: Sfidat e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së janë sfida për vetë BE-në

2 min read

 

Politika e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor është e një rëndësie të veçantë për adresimin e çështjeve që prekin të ardhmen e Evropës, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane në Maqedoninë e Veriut Nikolla Dimitrov, i cili foli në një diskutim të posaçëm në Selanik këtë pasdite në perspektiva evropiane e rajonit “Ballkani Perëndimor merr pjesë në dialogun mbi të ardhmen e Evropës”, inicuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë si pjesë e konferencës për të ardhmen e Evropës.

“Fokusi kryesor i diskutimit ishte në rëndësinë e përfshirjes së vendeve dhe qytetarëve të rajonit në procesin diskutues për të ardhmen e Evropës në mënyrë që të japin një kontribut të përbashkët në përcaktimin e prioriteteve të integrimit evropian”, kumtoi MPJ-ja.

“Ishte pikërishtë në Selanik 18 vjet më parë që Bashkimi Evropian bëri një premtim për të ardhme evropiane e Ballkanit Perëndimor, si një shprehje e angazhimit gjeopolitik për të përfunduar Evropën. Dështimi për të përmbushur këtë premtim ka pasoja serioze për besimin e vendeve të rajonit, por edhe për qytetarët, dhe është vërtet e vështirë të ruhet narracioni evropian. Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut është një rast veçanërisht drastik, fakti që BE nuk është ende në gjendje të zbatojë vendimin e vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve të pranimit flet shumë për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet BE-ja”, tha Dimitrov.

Në këtë kontekst, Dimitrov theksoi se pjesëmarrja e vendeve dhe qytetarëve të rajonit në Konferencën për ardhmërinë e Evropës sjell përfitime të mëdha për të gjitha palët në proces si një mundësi për të rikthyer besimin dhe bashkimin reciprok në aspektin e çështjeve prioritare.

Në ngjarjen, e organizuar nga ministri alternativ grek Miltiadis Varviciotis, u ndoq nga ministrat për Evropë dhe Punë të Jashtme të rajonit, si dhe komisionari i BE-së Varhej dhe përfaqësuesi slloven në presidencën e BE-së Gashper Dovjan, ku ishte një mesazh i fortë dhe i qartë dërguar mbi nevojën për përparim në procesin e zgjerimit./TV21