Me flokë të lidhura e grimuar bukur dhe e veshur me shumë stil, ajo duket për mrekulli në imazhet e publikuara së fundmi. Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Diona Fonën, e cila ka zë dhe stil tejet të veçantë.

Në fotografitë e publikuara për 133 mijë ndjekësit e saj në instagram, këngëtarja po shkëlqen e veshur në ngjyrë të kaltërt. Diona ka marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, shkruan rtv21.tv

“Baje” është projekti i fundit muzikor i Dionës, i publikuar më 14 qershor./21Media