Diona Fona në bashkëpunim me reperin e njohur

 

Këngëtarja Diona Fona, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri, i cili do të jetë bashkëpunim.

Kënga më e re do të vije në bashkëpunim me reperin anglez ZieZie dhe data e lansimit është 28 maj.

“Diqka per ni sneak peak? 😋🔥🔥🔥 @ziezie they dunno what’s coming 🌋🌋 28/05/21 #sneakpeak #fire”, ka shkruar Diona në Instagram.

Ajo publikoi edhe një sekuencë të shkurtër të këngës së re dhe siç duket Diona po na përgatit për një ritëm veror.

Publikimi i fundit i Dionës është “Sheqer”, që bëri bujë në mediat rozë, për paraqitjen në videoklip të Andi Artanit, një nga konkurrentët në emisionin  “Përputhen”, i cili sa nuk po dilte çift së bashku me një konkurrente tjetër, e njohur si Jasmina, ku kjo e fundit bëri akuza të rënda, për një lidhje të mundshme midis Andit dhe Dionës./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diona Fona (@dionafona)

 

Back to top button