Këngëtarja e njohur, Diona Fona porsa publikoi projektin e ri. “Sheqer” titullohet kënga e re e artistes, të cilën artistja e solli me videoklip.

Për tekstin dhe melodinë e këngës “Sheqer” janë përkujdesur Tonic dhe Denk, ndërsa për muzikën Panda Music.

Ndërkaq, videoklipi i këngës është realizuar nga Imagine Films.

Pjesë e videoklipit është Andi Artani, i cili u bë i njohur për publikun nga një show në Shqipëri./21Media