Klubi i Drenicës sot ka prezantuar sulmuesi anësor, Dionis Çikani.

21 vjeçari vjen te Drenica, në formë huazimi nga skuadra e Partizanit të Tiranës.

Sulmuesi nga Shqipëria, më herët ka bërë karrierë edhe tek Tirana dhe Besa e Kavajës.

Ndryshe, Çikani është përforcimi i shtatë në skuadër, kurse deri në përfundim të afatit kalimtar, drejtuesit e klubit po punojnë të sjellin edhe disa lojtarë tjerë në ekip, për ta kompletuar skuadrën për stinorin pranveror./21Media

Dionis Çikani, vishet ‘kuq e zi’ !

Skenderaj – 12 Janar 2021

Sot në ambientet e klubit, është prezantuar sulmuesi…

Posted by FC Drenica – Faqja Zyrtare on Tuesday, January 12, 2021