Vajza e vogël e këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, Agnesa ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës.

Me këtë rast Shkurta është shprehur e emocionuar dhe krenare për sukseset e të bijës.

Këngëtarja në Facebook ka publikaur një fotografi nga festa e diplomimit, teksa ka shkruar edhe disa fjalë për Agnesën.

”Sot ishte një ditë e veçantë për mua, për Familjen time dhe Kosovës time të dashur iu shtua edhe nje Mr. e Farmacisë. Eshtë Agnesa vajza ime më e vogël që na bëri të krenohemi me punën e saj duke mbrojtur temën e diplomës me vlerësimet ma te larta nga komisioni në Universitetin publik te Prishtinës. Suksese të pafund bija ime”, ka shkruar Shkurta në Facebook.

Këngëtarja ka vite që është martuar me Hajrush Behlulin, dhe janë prindër të katër fëmijëve, Arbërit, Gresës, Besianës dhe Agnesës. /21Media