Hasani, Ymeri dhe Çaushi, arrijnë në Kuvend

Hasani, Ymeri dhe Çaushi, arrijnë në Kuvend

Kur kanë mbetur më pak se një gjysmë ore nga fillimi i seancës së jashtëzakonshme për demarkacionin, tashmë në ndërtesën e Kuvendit kanë filluar të vijnë deputetët.

Deputetët Visar Ymeri dhe Driton Çaushi janë parë tek kanë hyrë në ndërtesë. Në ndërtesën e Kuvendit ka arritur edhe deputeti i PDK-së Nait Hasani.

Hasani nuk dihet se si do të votojë pasi që më herët ka deklaruar se do të votojë kundër.

12 deputetët e Grupit të Pavarur janë deklaruar kundër demarkacionit me Malin e Zi, njëjtë me ish kolegët e tyre nga Vetëvendosje.