Mr.Bean jashtë aktrimit

Mr.Bean jashtë aktrimit

E gjithë bota e njeh atë si Mr.Beani, e shumë pak si Rowan Atkinson. Ky komedian rrëmbeu zemrat e njerëzve pa thënë asnjë fjalë të vetme. Kur jeni pa disponim, mjafton ta shikoni një video të tij dhe e gjithë dita do të ju ndryshojë.

Meqë ka një numër të madh njerëzish që e përcjellin me shumë dashuri punën e tij, po ua sjellim disa fakte interesante rreth jetës së Mr.Beanit jashtë filmave.

1.Ai ka licencën për automjete të rënda

Jeni rritur duke e parë Mr.Beanin duke vozitur veturën e tij Mini ose me vetura të tjera, por është befasues fakti që ai e ka licencën për automjete të rënda. Kjo licencë ia lejon atij të vozisë, ndërsa transporton deri në 3.5 ton. 

2.Është i pasionuar pas veturave dhe shpesh shkruan për to në revista

Mr Beani i do shumë veturat dhe shpesh shkruan për to në revistën CAR, e ndan kështu pasionin e tij për vetura me gjithë botën. Ka një koleksion veturash, përfshirë edhe një Audi A8, Škoda dhe një McLaren F1. Por nuk është fans i madh i Porsche, duke pohuar se janë vetura të mrekullueshme, por nuk e sheh veten me to.

3.Kreu masterin në inxhineri elektrike

Është e vështirë ta imagjinoni Atkinson, jashtë rolit të Mr.Beanit, por ai kreu studimet e inxhinierisë elektrike në Universitetin e Newcastle dhe pastaj në kolegjin e The Queens në Oxford për master. Ai filloi shkurt punën e tij të doktoratës, kur vendosi t’i përkushtohet komedisë.

4.Ishte shok klase me Tony Blair

Atkinson ndoqi shkollën fillore në një shkollë prestigjioze private në Durham të quajtur Shkolla Chorister, ku Tony Blair, ish-kryeministri britanez, ishte shoku i tij i klasës, por ishte 2 vjet më i madh sesa ai, transmeton 21Media

5.I ndjek shpesh ngjarjet mbretërore

Rowan Atkinson ka shoqëri me njerëz të fuqishëm. Madje ishte i ftuar edhe në dasmat e princit Charles dhe princit William. Po ashtu edhe në ngjarje bamirësie.

6.Rowan Atkinson përdori veturën e tij Aston Martin në filmin “Johnny English”

 

Në filmin e tij, “Johnny English”, Atkinson përdori veturën e tij të shtrenjtë, Aston Martin V8 Vantage Oscar India.

7.E shpëtoi familjen e tij nga përplasja e aeroplanit

Përderisa ai ishte duke udhëtuar me familjen e tij për në Kenya, piloti i një aeroplani privat humbi ndjenjat. Kështu Atkinson mori kontrollin e aeroplanit dhe fatmirësisht, pas disa shuplakave që ia dha atij, piloti u kthjell dhe menaxhoi situatën.

8.Emri origjinal i shfaqjes televizive nuk ishte “Mr Bean”

Fillimisht shfaqja televizive quhej “Mr.White”, por pastaj krijuesit sugjeronin emra perimesh. Pastaj u ndryshua në “Mr.Cauliflower”, dhe eventualisht u finalizua “Mr.Bean”. Vetëm 14 episode të kësaj shfaqje u prodhuan. Më vonë u lansuan 2 filma, seri të animuara, disa libra dhe një video lojë./21Media