Edicioni i 28-të i festivalit të filmit

Edicioni i 28-të i festivalit të filmit

Gjatë edicionit të ri të festivalit të filmit që po mbahet në qytetin kinez Xiamen, vazhdojnë të shfaqen filma të rinj.

Janë 62 filma të cilët do të shfaqen në këtë festival, 27 prej tyre të huaj, shkruan rtv21.tv

Në këtë festival pesë ditor i cili është i pagëzuar “China Golden Rooster and Hundred Flowers”, do të prezantohen disa filma amerikan të realizuar me buxhet të ulët. Dy prej tyre janë “Nancy” e “Lunana: A Yak in the Classroom”.

Me këtë rast, producentja e filmit “Nancy”, Michelle Cameron, për media tha se filmi tashmë ka një bazë të gjerë adhuruesish dhe se është e lumtur që ai po pëlqehet në Kinë.

Filmi “Lunana: A Yak in the Classroom” paraqet një tregim për mënyrat e papritura të cilat mund të na ndryshojnë jetën. Regjisori i tij, Pawo Choyning, në këtë rast foli për rëndësinë e festivalit në industrinë e filmit në Kinë. Kështu që falënderoi Kinën, Ksiamnenin dhe organizatorët e festivalit që i dhanë mundësinë për të rrëfyer këtë tregim.

Ky është edicioni i 28-të i organizmit të festivalit të filmit në Xiamen./21Media