Disa majmunë marrin vaksinën anti-COVID

 

Disa majmunëve të mëdhenj në kopshtin zoologjik të San Diego u është dhënë një vaksinë eksperimentale kundër Covid-19 e krijuar për kafshët. Ky vaksinim erdhi pas një shpërthimi të koronavirusit te disa gorilla në këtë kopsht.

Katër orangutanë dhe pesë bonobo morën vaksinën nga “Zoetis”, një firmë farmaceutike veterinare, transmeton rtv21.tv.

Tetë gorilla në kopshtin zoologjik u bënë majmunët e parë që rezultuan pozitivë për Covid-19 në janar. Tani janë duke u rikuperuar.

Rastet e virusit janë gjetur gjithashtu në kafshë në kopshtet zoologjike të tjera, duke përfshirë luanë dhe tigra në kopshtin zoologjik Bronx në New York, dhe luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës në Spanjë./21Media

Back to top button