Një studim që pati 122 njerëz për subjekte zbuloi se 54% e rendisnin errësirën si një nga 5 frikërat e tyre më të mëdha. Pra, nëse të rriturit kanë frikë nga errësira nuk është çudi që edhe mendja e një fëmije të imagjinojë lloj e soj gjërash. “Një burrë poshtë krevatit”, “një monstër si ajo tek filmi”, “një hije që të ndjek ngado pas” që zakonisht lidhen më së shumti me errësirën.

Shumë njerëz rriten që fëmijë me këto frikëra që nëse nuk eliminohet në vegjëli mund të të shoqërojnë gjithë jetën.

Si t`i ndihmosh?

Dëgjoje fëmijën

Merreni seriozisht frikën e fëmijës dhe dëgjojeni atë deri në fund. Mos e hidhni poshtë frikën e tij vetëm duke kontrolluar nën shtrat e dhe duke thënë se nuk ka monstra atje. Kjo në fakt mund t’i përkeqësojë gjërat sepse mund t’i tregoni fëmijës tuaj se besoni se ato monstra mund të jenë reale. Pyeteni se çfarë e frikësuar vërtet dhe tregojini se i kuptoni frikën e tij, por që jo domosdoshmërisht bini dakord. Në fund, siguroje se është i sigurt dhe se do të jesh aty për të nëse ndihet përsëri i frikësuar.

Lavdërojeni

Kërkimet kanë treguar se pohimet pozitive mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Kjo do të thotë që nëse i tregoni vetes diçka pozitive, mund të filloni ta besoni atë. Nëse i thoni fëmijës tuaj se është trim dhe i lavdëroni përballimin e frikës nga errësira do përpiqet ta përballojë dhe do ta mendojë njësoj pas ca kohësh.

Argëtohuni me dritat e natës

Ka shumë drita krijuese të natës që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të relaksohet dhe të ndihet i sigurt. Për shembull, ka drita nate në formën e kafshëve, projektorëve të yjeve ose dritat që vihen në korridor nëse duhet të shkojë në tualet në mes të natës. Gjithashtu, sigurohuni që nëse përdorni një llambë të zakonshme, të mos bëjë hije të frikshme.

Ktheje dhomën e tij të errët në një kënd lojrash

Fëmija juaj mund ta shohë errësirën si diçka të frikshme dhe të rrezikshme, por ju mund të ndryshoni mënyrën se si e sheh dhomën në errësirë. Për shembull, mund të bëni një shfaqje kukullash në hije, një festë me shkopinj, ose të vishni këmisha me stampa fosfor që shkëlqejnë në errësirë. Kështu fëmija do ta lidhë errësirën jo gjithmonë me diçka të frikshme.

Provoni këtë hile 10 sekondëshe

Arsyeja që fëmija juaj ka frikë nga errësira mund të mos bazohet në të vërtetë në vetë frikën ndaj errësirës, por në kalimin në të. Pra në momentin kur papritmas fikni dritën, sytë tuaj verbohen për disa sekonda sepse duhet të stabilizohen. Dhe ato janë sekondat kur fëmija juaj mund të fillojë të ndjehet i frikësuar. Ka një hile që mund të përpiqeni ta ndihmoni fëmijën tuaj të përshtatet më lehtë me errësirën. Kërkoji të mbyllë sytë ndërsa dritat janë akoma të ndezura. Pastaj fikini, vendosni duart mbi sytë e fëmijës dhe kërkojini që të numërojë deri në 10 bashkë me ju. Pasi të keni mbaruar, kërkojini që të hapë sytë. Tani dhoma nuk do t`i duket aq errësira sa zakonisht, sidomos nëse ke ndezur një dritë natë.