Ngërçet në këmbë gjatë natës janë shumë të sikletshme. Zakonisht këto ngërçe kalojnë vetë, por ka disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen dhe për t’u shëruar më shpejt.

Mënyra për t’i kalaur më lehtë ngërçet në pulpë:

-Përmirësoni performancën tuaj fizike duke u ushtruar rregullisht.

-Bëni gjithmonë nxemje para aktiviteteve impenjative si vrapi, ngritja e peshave apo ushtrimet e rënda.

-Pini shumë ujë për të mbajtur gjithë trupin të hidratuar, përfshirë këtu edhe muskujt.

-Mbani një dietë të balancuar. Hani shumë fruta dhe perime.

-Vishni këpucë të rehatshme sidomos nëse parashikoni shëtitje të gjata dhe aktivitete të tjera që kërkojnë shumë lëvizje të këmbëve.