Ja disa këshilla

Ja disa këshilla

E zakonshme do të thotë jo diçka e veçantë – dhe ju jeni mësuar t’i shihni gjërat që ju rrethojnë në mënyrë normale e jo si të veçanta. Por, në shumë raste gjërat e zakonshme ju shërbejnë më shumë.

1.Topi i tenisit

Për të relaksuar muskujt e qafës dhe për tu liruar nga tensioni, që vjen nga puna e vështirë ose stresi – thjeshtë shtrihuni në një sipërfaqe të sheshtë dhe vendosni një top tenisi nën qendër të qafës tuaj. Rrini ashtu për rreth 10-15 minuta.

Pas kësaj, lëvizni topin nga njëra anë në tjetrën me qafën tuaj. Kjo do të stimulojë pikat e akupresionit në qafën tuaj dhe do të ndihmojë muskujt tuaj të pushojnë, duke aplikuar presionin ndaj “nyjeve” të bëra nga tensioni fizik ose nervor.

2.Pelena për fëmijë

Sikurse llojet e tjera të faculetave të lagura që janë të mrekullueshme për të pastruar duart, ju mund t’i përdorni ato edhe për qëllime tjera:

Për të pastruar ekranin e telefonave, tabletëve apo laptopëve, për të pastruar rubinetin, por edhe për të pastruar mermerin. Meqë ato janë të buta, nuk e dëmtojnë mermerin.

3.Kanaçet

Kanaçet e kafesë apo edhe të produkteve tjera ju shërbejnë shumë. Në to mund të vendosni lapsa, kimika apo gjësende të tjera.
Ju gjithashtu mund t’i përdorni ato si enë për pjekje – hiqni letrën dhe futni në ujë të ngrohtë për të hequr ngjitësin. Ato kanë një formë unike dhe ngrohin në mënyrë të barabartë për shkak të kallajit, transmeton rtv21.tv

4.Gazetat

Edhe gazeta ju shërben shumë në shtëpi. Mbështilleni atë, preni skajet e gazetës, përdorni një fletë si lugë të madhe. Ose formoni topin me letër dhe vendoseni brenda këpucëve të lagura, kështu që ato nuk do ta absorbojnë lagështinë.

5.Pasta e dhëmbëve

Ju mund ta përdorni pastën e dhëmbëve për shumë arsye. Si psh. për pastrimin e argjendit, shërben për ta qetësuar lëkurën kur e djegni atë. Mund t’i pastroni duart tuaja, për të larguar erën e qepëve ose peshkut./21Media