Njollat e bojës mund t’i largoni me qumësht. Lini rrobat tuaja në qumësht për 30-40 minuta dhe pastaj pastroni si zakonisht. Njollat e çokollatës mund t’i largoni me peroksid apo vajguri. Vendosni pak peroksid apo vajguri në njolla dhe pastroni rrobat pasi të largohen shenjat. Por, mos harroni që peroksidi i dëmton rrobat me ngjyrë, prandaj është më mirë të përdoret vetëm në rroba të bardha.

Po ashtu, edhe lëngu i limonit dhe soda e bukës ju ndihmojnë t’i largoni njollat e ëmbëlsirave. Aplikoni përzierjen në njolla dhe pastroni rrobat pas 15 minutash.

Njollat e manaferrave mund t’i largoni me kripë. Vendosni pak kripë në njollë dhe pritni derisa ta absorbojë ngjyrën. Largoni kripën dhe pastroni rrobat tuaja me ujë të ftohtë.

Detergjenti i enëve mund t’ju ndihmojë t’i largoni njollat e ketchup-it. Posa t’i pastroni rrobat me të, vendosni pak peroksid hidrogjeni në njolla dhe lini ashtu për 15 minuta. Pastaj, pastroni rrobat si zakonisht, transmeton rtv21.tv

Uthulla e bardhë largon njollat e gjakut. Vendosni pak uthull në njolla dhe lini atë për 10-15 minuta, pastaj pastroni rrobat si zakonisht.

Nëse doni t’i largoni njollat e barit, vendosni rrobat në ujë të ngrohtë me kripë për 2 orë. Pastaj pastroni rrobat./21Media