Kërkojnë falje të dënimit

Kërkojnë falje të dënimit

Disa të burgosur për vepra të ndryshme në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinës, kanë refuzuar shujtën ushqimore të mëngjesit në shenjë proteste. Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi.

“Kanë refuzuar sot mëngjesin vetëm disa nga ta”, ka thënë Thaqi.

Arsyeja për këtë grevë urie është se po kërkojnë falje të dënimit nga ana e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Megjithatë, drejtori Thaqi u shpreh  se sot pasdite do të bëhen të qarta kërkesat e këtyre të burgosurve./21Media