Diego Maradona ka lënë disa thënie legjendare gjatë karrierës së tij si futbollist dhe si trajner.

Më poshtë ju sjellim disa nga thëniet e legjendës argjentinase:

“Nëse do të isha me një fustan të bardhë në një martesë dhe do të mbërrinte një top me baltë, unë do ta ndaloja me gjoks, pa menduar fare për të”.

“Nëna ime më konsideroi mua si futbollistin më të madh në botë, dhe unë mendoj se nëse nëna ime e konsideron atë, atëherë me siguri unë jam futbollisti më i mirë në botë”.

“Kam punuar shumë gjithë jetën time për këtë. Ata që thonë se nuk meritoj asgjë, se gjithçka erdhi lehtë, mund të më puthin by**ën”.

“Unë u them lojtarëve se 30 ditë sakrificë vetëm për të puthur atë kupë nuk është asgjë në jetën e një burri. Është si të prekësh qiellin”.

Mediumet argjentinase dje dhanë të parët lajmin, se legjenda e vendit të tyre, por edhe e mbarë futbollit botëror, Armando Diego Maradona ka vdekur në moshën 60 vjeçare.