Disa zona në Hajvali nesër do të mbesin pa furnizim me ujë për shkak të ndërhyrjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” përmes një komunikate për media, i ka cilësuar si të papranueshme ndërhyrjet e paautorizuara, duke shtuar se të njëjtat dëmtojnë konsumatorët.

“Nesër, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do të merren me atë sanim, me ç ‘rast konsumatorët e zonës më të madhe të Hajvalisë deri në sanimin përfundimtar do të jenë pa ujë të pijshëm, pra deri ditën e nesërme. Për shkak të këtij defekti nga persona të paautorizuar, gjatë ditës së nesërme, 22 qershor, e hënë, duke filluar nga ora 10:00 – 14:00 ,furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërpritet përkohësisht në Graçanicë, Hajvali, Veternik dhe Zona Qendër e Bregut të Diellit, Lagja e Spitalit dhe Mati 1”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se intervenimi nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit duhet të realizohet në gypin magjistralen Badoc-Prishtinë. /21Media