Një pjesë e Fushë Kosovës do të mbetet pa ujë nga ora 10:00. Kështu ka njoftur Kompania e ujësjellsit “KRU Prishtina”.

Sipas kompanisë ndërprerja prej 6 orësh do të bëhet për shkak të sanimit të një gypi të ujit azbest me diametër fi 200 mm në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

“Jemi të deturuar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 – 16:00. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për të filluar me sanimin e tij”, thuhet në njoftim.

Pa ujë të pijshëm do të mbeten tri zona të Fushë Kosovës: rruga ” Nënë Tereza” ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, fshati Uglar dhe fshati Bresje./21Media