Anëtarët e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media sot takohen me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen në komunat e Kosovës si pasojë e pandemisë COVID-19.

Takimi fillon nga ora 13:00.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se dje është regjistruar vetëm një rast të ri COVID-19, kurse 15 të infektuar janë shëruar. /21Media