Mbahet konferenca për dhunën ndaj grave

Mbahet konferenca për dhunën ndaj grave

Në kuadër të festivalit FemArt, sot mbahet konferenca “Drejtësia për Gratë e vrara si pasojë e dhunës në Familje”.

Kjo konferencë është organizuar si pasojë e mungesës së drejtësisë në hapësirat institucionale dhe publike, mos krijimit të mekanizmave për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetareve të cilat kishin kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse të shtetit, të cilat thirren në emër të sigurisë.

Panelistë: Atifete Jahjaga – Ish Presidente e Republikës së Kosovës, Themeluese e Fondacionit Jahjaga, Annette M. Fath-Lihic – Përfaqësuese e Zyres së BE-së për Kosovë, Igballe Rogova – Drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Linda Sanaja – UN Women, Hilmi Jashari – Avokati i Popullit, Sevdije Morina – Zëvendës-Kryeprokurore e Shtetit, Vjosa Osmani – Deputete nga radhët e LDK-së, Valdete Idrizi – Këshilltare e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci – Deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Moderatore – Ariana Qosaj – Mustafa – Drejtoreshë e Programit në KIPRED.