Vajza 14-vjeçare Dominikano-Amerikane, Luz Noceda, nuk është personazhi i parë i LGBTQ + i Disney. Pixar shfaqi një personazh kryesor gay në një film të shkurtër në Disney Plus, por Luz është personazhi i parë biseksual që bëri një debutim në Disney në një seri televizive.

Seriali “Owl House” ndjek aventurën e Luzit për tu bërë magjistare, edhe pse ajo nuk ka ndonjë aftësi magjike, përcjell portali rtv21.tv

Në fillim, “udhëheqja e caktuar e Disney” nuk përkrahte për idenë për të pasur një karakter LGBTQ +, tha krijuesi i serialit, Dana Terrace.

Terrace identifikohet si biseksuale. Ajo dëshironte të shkruante për një karakter biseksual, kështu që me të vërtetë e shtyu Disney të lejonte personazhin.

“Fatmirësisht kokëfortësia ime u pagua dhe tani jam mbështetur shumë nga udhëheqja aktuale e Disney”,  tha ajo.

Terrace ka marrë reagime pozitive nga shikuesit. Shumë janë duke e falënderuar atë për përfaqësimin e komunitetit LGBTQ + dhe duke uruar që ata të kishin një shfaqje si “The Owl House” kur ishin fëmijë./21Media