Disney World po rihap portat e tij, duke i dhënë fund një mbylljeje disa-mujore të parkut, përcjell portali rtv21.tv

Parku Disney, i cili punëson rreth 70,000 njerëz, planifikon të fillojë një rihapje me faza në 11 korrik për parqet e tij Magic Kingdom dhe 15 korrik për EPCOT dhe Hollywood Studios, bëri të ditur ndërmarrja të mërkurën.

Walt Disney World si dhe vendpushimi i Disneyland në Anaheim, Kaliforni, u mbyllën në mes të marsit për shkak të pandemisë koronavirus./21Media