Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka janë sportistet e vetme që janë dekoruar këtë vit me medalje elitare për Kosovën. Ato u kthyen me medalje nga Evropiani në Pragë. Trajneri i tyre, Driton Kuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ka theksuar se sportistet janë në pritje të shpërblimeve shtetërore.

“Janë në pritje të Shpërblimeve Shtetërore që u takojnë ligjërisht por poashtu së bashku me shumë sportist e trener në pritje që para vitit të ri të ju kryhen obligimet e Kategorizimit sipas rezultateve të arritura gjatë vitit 2019!”, ka shkruar Kuka.

Xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka në muajin nëntor të këtij viti kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që u mbajt në Pragë të Republikës së Çekisë./21Media