Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) publikoi sot rënditjen më të re Olimpike, në të cilën xhudistja kosovare, Distria Krasniqi rënditet e para. Këtë e bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, sipas së cilit, Distria Krasniqi ka dalë e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, pas medaljes së artë të fituar të premten.

Krasniqi mori 1 mijë pikë të reja, duke quar në 6765 numrin e pikëve në total, me të cilat la prapa dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid.

Ndërsa, xhudistja tjetër kosovare, Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, doli e 13-ta me 3463 pikë në kategorinë -78 kilogramë.

Akil Gjakova është i 10-ti në kategorinë -73 kilogramë, duke tubuar gjithësej 3447 pikë. Majlinda Kelmendi, e cila nuk mori pjesë në Grand Slamin e Budapestit, ndodhet e pesta me 4152 pikë në kategorinë -52 kg. Të pesë xhudistët ndodhen brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja Laura Fazliu, e cila po e kërkon normën Olimpike, me pikët e fituara në Grand Slam u ngrit për tetë vende, duke kaluar në pozitën e 55-të. Për të fituar normën Olimpike, asaj i duhet të jetë diku në mesin e 30 xhudisteve në renditjen Olimpike.

Gara e ardhshme për ekipin Olimpik është kampionati evropian, që mbahet prej 19-21 nëntor në Pragë të Çekisë./21Media