Distria Krasniqi sot ka rrëmbyer medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Krasniqi ka mposhtur në finale me ippon japonezen Funa Tonaki, kampione e botës 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.

Ndërsa, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg) lufton për të bronztën, ashtu sikurse Nora Gjakova, që lufton për medaljen e bronztë./21Media