Xhudista nga Kosova Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Hungarisë.

Krasniqi mposhti argjentinasen Paola Pareto në kategorinë deri në 48 kg, në finalen e madhe në Budapest.

Për 24-vjeçaren  ishte medalja e dytë e artë në Grand Slame në vitin 2020.

Në muajin shkurt ishte e para në podium ne Grand Slamin e Parisit, ndërsa i dyti erdhi pas tetë muajsh. Paola Pareto është kampione olimpike nga Rio 2016.