Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Distria mposhti me ippon francezen, Melanie Clement, kategoria deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë në kampionat evropian për Krasniqin, pas të argjendtës së fituar në “Tel Aviv 2018”.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë deri në 57 kg.