Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi e përfundon vitin 2020 si e para në ranglistën botërore.

Këtë e bëri të ditur sot trajneri xhudos, Driton Kuka, i cili shtoi se po vazhdojnë me prodhimin e yjeve.

“Majlinda për shumë vite ishte numër një në ranglistë në fund vit por ne po vazhdojmë prodhimin e super Yjeve! Tashmë një emër tjetër në majen e kulmit Botëror. Federata Evropiane sot me një artikull për Disin!”, shkroi Kuka në facebook.

Kujtojmë që, Distria Krasniqi në muajin tetor e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Hungarisë./21Media