Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë

Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi sot fitoi medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris.

Në finale Krasniqi arriti të mposhtë italianen, Odette Giuffrida, duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë.

Krasniqi në kategorinë -52 kilogramë shënoi fitore në gjysmëfinale ndaj brazilianes, Sarah Menezes.

Ndërsa, Nora Gjakova është në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit. Nora u ndalë në çerekfinale nga Telma Monteiro (Portugali), ndërsa në repesazh mposhti Jessica Klimkait e Kanadasë. Kampionia e Evropës 2018 është një luftë larg të bronztës.