Kampionia aktuale botërore e kategorisë -48 kg, Daria Bilodid u rrëzua nga froni i më të mirës nga xhudistja kosovare, Distria Krasniqi.

Dy herë fituesja e “IJF World Masters” do të jetë në kërkim të titullit të saj të tretë në Doha në muajin e ardhshëm, por tani për tani ajo mund të shijojë mbretërimin e saj në kategorinë -48 kg. Sidomos, pas një paraqitje të jashtëzakonshme në “Grand Slam” të Budapestit, i cili ishte turneu i parë i mbajtur që para pandemisë.

Krasniqi është shprehur e gatshme për tu rikthyer drejt garave, veçanërisht pas fitimit të medaljes së artë në “Paris Grand Slam” dhe pas marrjes së epitetit si më e mira e kategorisë -48 kg.

Tani ajo nuk do të jetë e vetme, pasi që në kategoritë e lehta e ka edhe kampionen e botës në kategorinë -52 kg, Majlinda Kelmendin dhe Kosova do t’i ketë shanset e mëdha për tu kthyer me dy medalje të arta nga garat e ardhshme.