Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest.

Ajo e mposhti francezen, Shirine Boukli.Në gjysmëfinale ajo do të përballet me xhudisten izraelite, Shira Rishoni.

Në këto gara janë eliminuar Nora Gjakova, Flaka Loxha si dhe xhudisti japonez që e përfaqëson Kosovën, Shigeki Nakamura.

Flaka Loxha e fitoi meçin e parë ndaj protugezes Wilsa Gomes, por humbi në të dytin ndaj kanadezes Jessica Klimkait.

Nora Gjakova humbi në raundin e dytë nga francezja, Helene Receveaux.

Kurse, Nakamura, që garon në kategorinë deri 66 kilogramë, është mposhtuar në raundin e dytë nga slloveni Adrian Gomboc./21Media