Xhiro e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll mund të jetë vendimtare për epilogun final të këtij edicioni.

Padyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku ballafaqohet rivalët lokal Drita dhe Gjilani.

Drita me një fitore eventuale do të shkonte sigurt drejt titullin të tretë kampion në histori. Kurse, Gjilani do të tentoj që ta mposhë rivalin e përbetuar edhe të shpresoj që deri në xhiron e fundit të ëndërroj për titullin kampion.

Ndeshja tjetër e cila pritet të jetë mjaftë interesante do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Skuadrës vendase i duhet vetëm fitorja për të vazhduar luftën deri në xhiron e fundit për titullin kampion.

Gjithashtu, edhe mysafirët do të udhëtojnë për pikët maksimale sepse ende nuk ka mbaruar lufta për garat evropiane.

Kujtojmë që dy skuadrat janë kualifikuar në finale të DigitAlb Kupës së Kosovës për këtë edicion.

Ja të gjitha ndeshjet që zhvillohen sot:

Drenica – Vushtrria

Ferizaj – Dukagjini

Trepça 89 – Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Ballkani – Prishtina

Drita – Gjilani

Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 17:00.