Edhe numri i vdekjeve gjithashtu është ngadalësuar

Edhe numri i vdekjeve gjithashtu është ngadalësuar

Kina sot njoftoi se për të dytën ditë radhazi nuk u regjistrua asnjë rast me koronavirus.

Pavarësisht se janë regjistruar 39 raste të reja, autoritetet shëndetësore në Kinë thonë se ato janë të importuara nga jashtë.

Edhe numri i vdekjeve në Kinë gjithashtu është ngadalësuar në mënyrë dramatike, “ka pasur vetëm tre vdekje të reja”, thonë autoritetet, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3 mijë e 248.

Tashmë fokusi i autoriteteve të Kinës është përqendruar te frenimi i transmetimeve me COVID 19 të personave që vijnë nga jashtë vendit.

Kina dhe shumë vëzhgues ndërkombëtarë thonë se rënia e rasteve është për shkak të masave drastike të bllokimit, ku qytete dhe provinca të tëra u futën në karantinë./21Media