Intervistimi i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar do të vazhdojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke filluar nga ora 13:00.

Dy ditë me radhë, presidenti u intervistua nga gjashtë orë.

I pari i vendit, pas intervistimit të së martës, nuk u prononcua fare për media.

Ai pas intervistimit të së hënës tha se aty ishte biseduar për çështje teknike dhe sqaruese.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë./21Media