Koronavirusi ende po përhapet në Austri. Edhe kësaj herë ka një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve të reja.

Sipas qeverisë, ka një total prej 2 mijë e 485 rastesh të reja në Austri në 24 orët e fundit. Kjo është më pak se dje, por numri i vdekjeve është veçanërisht shqetësues. Gjithsej 218 njerëz vdiqën si rezultat i virusit në vetëm një ditë, një rekord i ri negativ, transmeton rtv21.tv.

“Ne ende kemi një numër shumë të lartë infeksionesh dhe duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme. Ne vlerësojmë situatën e zhvillimeve çdo ditë. Dhe bazuar në këtë vlerësim, masat e reja do të merren nëse është e nevojshme,” tha Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer .

Situata me Covd-19 në Austri mbetet e tensionuar. 2 mijë e 588 raste të reja janë shënuar të hënën, 2 mijë e 628 të martën dhe 2 mijë e 664 të mërkurën dje numri i infeksioneve të reja është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit. Dhe sot, e enjte, numrat e lartë të Covid-19 u raportuan përsëri. 2 mijë e 485 infeksione të reja në një ditë./21Media