Ditë e veçantë për Big Mamën
28 Shkurt 2020
Big Mama feston ditëlindjen
Big Mama feston ditëlindjen
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Big Mama, sot ka një ditë të veçantë, pasi që ajo feston ditëlindjen e 34-të. Me rastin e ditëlindjes ajo ka pranuar urime nga familjarët dhe miqtë e saj.
Bigu me muzikë filloi të merret që nga mosha 7 vjeçare. Fillimisht ajo ka kënduar në klubin muzikor “Klubi i fëmijëve të lumtur”. Shkollën fillore dhe të mesme të muzikës e ka vijuar në Tetovë dhe në të njëjtën kohë ka qenë aktive nëpër festivale të fëmijëve, si ato: “Bletëzat” 97 pastaj në festivalin “Bilbilat këndojnë” e disa të tjerë.
Bigu është njëra ndër fytyrat më të përfolura të showbizit shqiptar, 34-vjeçarja u komentua shumë edhe për ndryshmin në pamjen fizike. Ajo në fillim të vitit 2017 iu nënshtrua një operacioni për ta ngushtuar lukthin i cili kishte rezultuar me sukses duke e bërë atë një femër tërheqëse dhe krejt ndryshe nga ajo se si ishte në fillim.
Ndryshe, Big Mama aktualisht është duke drejtuar emisionin “Mama’s Trip”, në RTV21.
Ripërpunimi i këngës “Akoma të du”, i këngëtarit Bertan Asllani, është projekti i fundit muzikor që Big Mama ka publikuar më 27 tetor. /21Media