Era Istrefi njëri prej emrave më të përfolur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë, sot feston ditëlindjen e 26-të.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instastory, shkruan rtv21.tv

Era është një nga emrat  parë shqiptarë, e cila arriti të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon” e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe. Ky projekt i lansuar në fund të vitit 2015 i hapi rrugë për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigante Ultra Music.

Ndryshe, “No Maybes” titullohet projekti i fundit i Erës, të cilin e solli në bashkëpunim me arstistët, Ilkay Sencan dhe Arash. Kënga është publikuar më 27 mars dhe deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media