Për një çift padyshim se bekimi më i madh  janë fëmijet, por, të kesh fëmijë binjakë, me të vërtet është fat shumë i madh.

Në mesin e shumë çifteve që kanë binjakë bënë pjesë edhe këngëtari i njohur, Labiot Tahiri- Labi. Labi vjazën dhe djalin i ka binjakë të cilët quhen Edi dhe Zana.

Edi dhe Zana sot festojnë ditëlindjen, ata kanë mbushur 13 vjet, shkruan rtv21.tv

Për këtë ditë të veçantë gruaja e Labit, Hana ka publikuar disa fotografi të veçanta të binjakëve, teksa i ka uruar ata me fjalë të veçanta.

“Urime ditëlindja e 13 Edi,  Zana, ju deshirojmë të gjitha tmirat në jetë”, ka shkruar Hana në Facebook. /21Media