Sot është ditë ditë zie në familjen e futbollistit Florent Hadërgjonaj. Reprezentuesit të Kosovës sot i vdiq gjyshi, shkruan rtv21.tv

Lajmin e bëri të ditur Hadërgjonaj pak minuta më parë, me ç’rast shkroi se ka qenë nder që ka pasur një gysh të tillë.

“Sot ka ndërruar jetë gjyshi im Musë Hadergjonaj. Nder dhe krenari për mua ka qenë ta kem një gjysh si ti. Zoti në xhehnet gjyshi im “, shkroi futbollisti në facebook./21Media