Ditë zie në familjen e Ilir Shaqirit
13 Qershor 2020
13 qershori u bë ditë zie për familjen e këngëtarit të mirënjohur, Ilir Shaqiri. Sot ka ndërruar jetë nëna e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur këngatari, Ilir Shaqiri përmes llogarisë së tij “Facebook”, shkruan rtv21.tv.
“Mëngjes i trishtë…Lamtumirë, NËNA IME!”, ka shkruar këngëtari 60 vjeçar duke publikuar edhe një fotografi të nënës së ndjerë.
“Lamtumirë” i tha gjyshes së tij edhe Korab Shaqiri duke postuar një fotografi në “Instagram”.