Vdes nëna e Gani Gecit

Vdes nëna e Gani Gecit

Gani Geci ka humbur sot njërin ndër anëtarët më të dashur të familjes së tij. Fjala është për nënën e tij, Raba Geci.

Lajmin ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, në të cilin ia kërkoi edhe ‘hallallin’ asaj, shkruan rtv21.tv

“Njoftim Të dashur miq edhe shokë.
Sot me datë 16.10.2017 në oren 18:30 në moshën 80 vjeçare ndërroi jetë nëna jonë Raba Geci, nëna e 7 Vellëzerve Geci. Ne ishim me fatë që patem një nënë si ti, ti ishe një nënë kolosale i rrite dhe i mbajte të bashkuar 7 djemt e tu .
Ishalla nëna jonë na e ke bërë hallall”, ka shkruar ai.

Geci bëri të ditur se varrimi i të ndjerës bëhet nesër në fshatin Llaushë.

“Varrimi bëhet neser me daten 17 .10. 2017 ne oren 16 ne varrezat e lagjes Geci ne fshatin Llaushē. Të gjithë ata që shprehin dēshiren te marrin pjesē ne varri ju falenderojmē”, ka përfunduar Geci shkrimin e tij./21Media