Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha ka humbur një person shumë të dashur në jetën e saj. Bëhet fjalë për gjyshen e saj, me të cilën Adelina ka qenë shumë e lidhur.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja mbrëmë përmes një fotografie të publikuar në Instagram, shkruan rtv21.tv

“Gjyshe, nuk po mundem të gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen që po e ndjej, t’u prehtë shpirti në paqe zemra ime”, ka shkruar Adelina mbi fotografinë e gjyshes bardhë e zi. /21Media